Shakohoxha “masakron” FSHF-në

Futboll 01 Prill 2020 17:27

Klubet shqiptare janë në vështirësi të madhe për sa i përket pagesave për lojtarët në këto momente të vështira për shkak të pandemisë së koronavirusit. Të gjitha skuadrat i kanë bërë apel Qeverisë që të ndihmojë futbollin, por Kryeministri Rama deklaroi sot se nuk do të ketë asnjë ndihmë për sportin duke parë që nuk deklarojnë pagat e tyre.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe gazetari Dritan Shakohoxha, i cili i drejtohet jo vetëm shtetit shqiptar, por edhe FSHF-së. Shakohoxha ka “masakruar” Presidentin Duka duke i kujtuar që institucioni i futbollit duhet të ndihmojë klubet në këto momente kaq të vështira.

“Nuk duhet që klubet të kërkojnë vetëm ndihmë nga shteti, por edhe nga FSHF-ja. Do të ishte një ndihmë e shpejt nga Federata pasi ka anuluar disa miqësore që ishin programuar të luheshin këtë muaj. Një miqësore kushton rreth 70-80 mijë euro e të gjitha këto lekë të shkojnë për klubet në vështirësi. Këto para janë në arkën e FSHF-së e duhet të shkojnë për klubet që janë vështirësi të madhe.

Në total janë 300 mijë 400 mijë euro që janë në arkë dhe duhen të shpërndahen për të gjitha skuadrat. Federata është për Kombëtare, por tani duhet të ndihmojë klubet. Federata duhet të shpërndajë të ardhura për klubet në vështirësi që janë tani e jo për të gjitha pasi disa klube nuk kanë buxhet njësoj. Duhet të shpëtojnë të gjithë e të dalin në paqe në fund të kësaj “lufte”, u shpreh Shakohoxha.

-->