Shaqiri befason me deklaratën e tij për Bayern Munich

Futboll 18 Shkurt 2019 10:53

Xherdan Shaqiri do të përballet me ish skuadrën e tij, Bayern Munich, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Liverpooli dhe Bayern Munich do të takohen nesër ( e martë) në Anfield Road, për të zhvilluar ndeshjen e parë të fazës 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Shaqiri i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e gjigantit bavarez, ka deklaruar se mezi pret të luajë kundër ish bashkëlojtarëve të tij.

27 vjeçari ishte transferuar në Bayern nga Basel dhe për dy vite e gjysmë qëndrimi në “Allianz Arena” fitoi dy tituj të Bundesligës dhe një të Ligës së Kampionëve.

“Isha shumë i lumtur sepse doja të luaja kundër Bayern Munich, kundër ish-bashkëlojtarëve të mi dhe skuadrës sime të vjetër. Mezi pres për ndeshjen”, tha numri 23 i Liverpoolit.

“Ishte një kohë e mrekullueshme në Bayern. Dy vite e gjysmë aty dhe ne fituam shumë tituj, fituam Ligën e Kampionëve dhe kishim skuadrën më të mirë të Bayernit”.

“Ishte një ndjenjë e mrekullueshme të fitonim kaq shumë tituj. Kam kujtime të mira atje dhe kurrë nuk do t’i harroj ata. Mezi pres të luajmë me ta dhe të tentojmë ta fitojmë ndeshjen me Liverpoolin”.

Pasi u mposht në finale vitin e kaluar, Liverpooli ka punë edhe më të vështirë që të kualifikohet tutje.

Fitoret e skuadrës së Jurgen Klopp në shtëpi në fazën e grupeve ndaj Napolit, Paris Saint-Germain dhe Crvena Zvezdës ishin kruciale në kualifikimin e tyre në fazën e eliminimit direkt.

“Do të jenë dy ndeshje të vështira ndaj Bayernit sepse ata janë top skuadër. Dy ndeshje interesante sepse të dyja skuadrat sulmojnë. Kemi nevojë për dy paraqitje të mira që të kualifikohemi tutje”, u shpreh Shaqiri në mes të tjerash. /Insporti.com