Shaqiri del me xhaketë Gucci për drekë, Daily mail e bën “përrallë”

Futboll 06 Gusht 2018 22:55

Futbollisti i ri i Liverpoolit Xhardan Shaqiri mund të jetë sportist që asnjëherë nuk i shmanget stërvitjes me pesha dhe stërvitjeve të këmbëve, por stili nuk duket të jetë ana e tij e fortë në krahasim me kolegët e Premier Ligës.

Ai është fotografuar duke shkuar në drekë dhe veshur ka pasur një xhaktë të markë Gucci që kushton shtrenjtë dhe kjo nuk u ka ikur paparacëve në Angli.

Sipas Daily mail xhaketa e Shaqirit kushton 1,200 funte dhe Shaqiri nuk hezitonte që të “reklamonte” xhaketën, të kombinuar me pantallona të errëta dhe patika Nike të kuqe.

-->