Shaqiri e bëri shqiponjën edhe mbrëmë, kjo është dëshmia (Foto)

Futboll 28 Qershor 2018 11:21

Zvicra përkundër barazimit 2-2 me Kosta Rikën, arriti të kualifikohet në 1.8-ën e finales në Kupën e Botës, si e dyta në grupin E, prapa Brazilit.

Blerim Xhemaili ishte golashënues te goli i parë i Zvicrës, por për shkak të gjobës që iu dha bashkëlojtarëve të tij nga FIFA dhe vendimit të Federatës së Futbollit të Zvicrës, ai shmangu festimin duke bërë shqiponjën dhe festoi me një gjest tjetër.

Edhe futbollistët tjerë me prejardhje shqiptare, nuk festuan me shqiponjë duke mos dashur të shkaktojnë përsëri reagime, mirëpo kjo nuk do të thotë se ata nuk festuan duke e bërë shqiponjën edhe jashtë fushë.

Kështu, në postimin e bërë sot nga Granit Xhaka duket Xherdan Shaqiri, i cili ka bërë formën e shqiponjës në gjoks duke festuar kalimin në 1/8-ën e finales.

Mirëpo, Shaqa është treguar shumë i kujdesshëm e madje edhe pak dinak, pasi është munduar që festimin me shqiponjë, mos ta nxjerrë shumë në pah.

Fotoja më poshtë, është shkëputur pas përfundimit të ndeshjes Zvicër – Kosta Rikë mbrëmë, në zhveshtoren e helvetikëve.

Kujtojmë se, pas festimit të Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Stephan Lichtsteiner duke e bërë shqiponjën në ndeshjen kundër Serbisë, të tre u dënuan nga FIFA me gjobë. Dy shqiptarët me nga 10.000 franga, kurse kapiteni Lichtsteiner me 5.000 franga, të cilat u mblodhën përmes një aksioni në internet për më pak se 24 orë. /Insporti.com

 

-->