Shaqiri humbet ndeshjen me Lyonin shkaku i vaksinës “Covid-19”

Futboll 14 Shtator 2021 21:54

Lyoni do të duhet të luajë pa Xherdan Shaqirin në Skoci. Arsyeja? Ylli i Zvicrës ka marrë vetëm një dozë të vaksinës anti-COVID-19. Pas skandalit me Granit Xhakën. i cili nuk është vaksinuar fare dhe është infektuar me koronavirus edhe Shaqiri bëhet pjesë e skandalit në Zvicër.

Futbollisti nga Kosova nuk do të mundet të hipë në aeroplan për në Skoci në mëngjesin e së mërkurës, kur Lyoni të përballet me kampionin skocez, Rangers Glasgow.

Lyoni përballet me gjigantin skocez në Ligën e Evropës, derisa mungesën e Shaqirit e konfirmon “L’Equipe”.

Klubi francez ka marrë një letër nga Ministria e Sportit, ku thuhet se zviceranët duhet të karantinohen pasi të kthehen nga ishulli.

Kështu, Shaqiri do ta humbiste ndeshjen e së dielës ndaj PSG-s dhe ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Troyesit, transmeton frontonline.

Arsyeja? Shaqiri e ka marrë vetëm një vaksinë anti-COVID – në fund të muajit gusht – pas transferimit nga Liverpooli në Francë.

Antitrupat u gjetën në gjakun e Shaqirit në tetorin e vitit 2020 dhe mund të supozohet se kjo ndodhi për një test pozitiv të futbollistit.

Ndryshe, Shaqiri ka debutuar për mrekulli me Lyonin në fitoren 3:1 ndaj Strasbourgut duke dhuruar një asistim.

-->