Shaqiri i përgjigjet tifozes gjilanase se a është Gjilani “djepi” i futbollit

Futboll 28 Korrik 2020 11:52

Xherdan Shaqiri vazhdon ta shfaq gëzimin e tij për Dritën që fitoi titullin e kampionit. Ylli i Liverpoolit i është përgjigjur një pyetjes së bërë nga një tifoze gjilanase që ajo e shtroi në rrejtin social Twitter, shkruan Insporti.com.

Flaka Ismaili në rrjetin social “Twitter” ka shkruar se vendlindja e saj, ashtu si edhe e Xherdan Shaqirit, Gjilani e ka arritur këtë sukses historik.

Madje, ajo ka pyetur nëse Gjilani mund të quhet “djeg i futbollit?”.

Ndërkaq, pyetjes së saj i ka kthyer përgjigjje Xherdan Shaqiri, futbollisti i Liverpoolit, i cili ka shkruar:

“Ti mundesh, 06”.

Image

Vlen të theksojmë se Shaqiri është tifoz i flaktë i Dritës.

Futbolli i Kosovës në dy garat më të rëndësishme evropiane për klube, do të përfaqësohet nga klubet e Gjilanit, KF Drita në Ligën e Kampionëve dhe SC Gjilani në Ligën e Evropës.

Pas këtij suksesi historik të Gjilanit, shpeshherë ky qytet është quajtur si “kryeqytet i futbollit” apo edhe “djep i futbollit” në Kosovë. /Insporti.com/

-->