Shaqiri ishte i ‘tronditur’, kjo ishte deklarata që dha pas ndeshjes

Futboll 08 Maj 2019 11:14

Xherdan Shaqiri ishte njëri prej protagonistëve të Liverpoolit mbrëmë në rikthimin historik ndaj Barcelonës.

Futbollisti kosovar kontribuoi me asistim në fitoren 4:0 të Liverpoolit në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Pas ndeshjes, reprezentuesi i Zvicrës tha se ishte i tronditur gjatë gjithë ndeshjes.

“Jam shumë krenar me këtë skuadër. Është vështirë për ta përshkruar në fjalë. Është e mrekullueshme. Isha i tronditur gjatë gjithë kohës. Kemi arritur diçka të paimagjinueshme. Mendoj se në shtëpi duhet ta shikoj sërish këtë takim, tani kemi shumë adrenalinë gjatë gjithë kohës”, u shpreh fillimisht Shaqiri.

“Ne kemi luajtur shumë mirë gjatë gjithë edicionit. Çdokush që del në fushë, jep gjithçka. Nuk ishte e lehtë për ne”, vlerësoi anësori kosovar.

“Ne nuk kemi luajtur aq shumë këtë edicion, por ne është dashur të presim për këtë shans dhe ajo erdhi. Mua më duket se e kemi shfrytëzuar mirë. Është diçka e jashtëzakonshme që kemi arritur ta sigurojmë”, u shpreh 27-vjeçari.