Shaqiri: Jam shumë krenar që drejtoj skuadrën në një ndeshje kaq të rëndësishme

Futboll 02 Korrik 2021 10:54

Zvicra do të përballet sonte me fillim nga ora 18:00 kundër Spanjës në kuadër të fazës çerekfinale të “Euro 2020”.

Në këtë takim do të mungojë Granit Xhaka i cili është kapiten i Zvicrës, por zviceranët do të jenë në duar të sigurta, pasi zëvendës-kapiten është Xherdan Shaqiri.

Shaqiri do të jetë lideri i “Helvetikëve” në duelin e çerekfinales ndaj Spanjës.

“Jam shumë krenar që drejtoj skuadrën në një ndeshje kaq të rëndësishme dhe dua të tregoj aftësitë e mia dhe ta ndihmoj ekipin”, tha ai.

“Ne kemi treguar që nuk dimë vetëm të mbrohemi, por edhe të shënojmë më shumë se një gol”, shtoi ai.

“Nëse ne e tregojmë futbollin tonë në fushë, gjithçka është e mundur. Nuk do të thotë që kam paraqitje të keqe nëse nuk shënoj ose nuk bëj asistime, në fakt unë jam duke bërë punë të madhe në mbrojtje dhe duke ndihmuar skuadrën”, përfundoi Xherdan Shaqiri.

-->