Shaqiri ka nevojë për votën tuaj – ja ku mund ta votoni

Futboll 07 Janar 2019 10:11

Xherdan Shaqiri padyshim se ishte një prej transferimeve më të qëlluara të verës.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit, që kaloi nga Stoke City te Liverpooli në afatin kalimtar veror, është shndërruar në një nga lojtarët kyç të Liverpoolit.

Shaqiri, që iu desh të luftojë për një vend në formacion, tashmë ka filluar të fitojë besimin e trajnerit Jurgen Klopp, përcjell Insporti

Anësori i kombëtares së Zvicrës, ishte heroi i të kuqve ndaj ‘Djajve të Kuq’, në derbin e madh të Anglisë, ku i shënoi dy gola.


Shaqiri duke festuar golin e shënuar ndaj Manchester Unitedit

27-vjeçari në Premierligë ka qenë mjaft produktiv, me 6 gola e 2 asiste në 16 paraqitje, kurse në total ka 6 gola e 3 asiste në 20 ndeshje.

Në faqen zyrtare të Sky Sports në ‘Twitter’, është postuar një anketë ku mund të votohet për transferimin e verës me më së shumti ndikim deri tani.

Përveç Shaqirit, aty janë edhe portieri i Liverpoolit, Alisson, mesfushori i Leicesterit James Maddison, si dhe Lucas Torreira i Arsenalit.

Për Shaqirin mund të votoni në linkun më poshtë. /Insporti.com