Shaqiri me asist, kjo është nota e tij në fitoren e Liverpoolit

Ligat evropiane 04 Maj 2019 22:54

Liverpooli ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Newcastle United me rezultatin 3:2, dhe kështu ka kaluar në pozitën e parë në renditje përkohësisht, derisa Manchester City ta luaj takimin e mbetur.

Gisht në këtë fitore të Liverpoolit kishte Xherdan Shaqiri i cili hyri në lojë si zëvendësues duke asistuar në golin e fitores.

Virgil Van Dijk e hapi serinë e golave në minutën e 13.

Barazimi erdhi shtatë minuta më pas nga Christian Atsu.

The reis kaluan edhe njëherë në avantazh, kësaj radhe me Salah për 2:1.

Barazimi i  dytë erdhi nëpërmjet Salomon Rondon në minutën e 54.

Në minutën e 64 Shaqiri hynë në lojë, në të 86 minutë asiston për Origin që e qoi topin në gol për fitoren e Liverpoolit prej 3:2./Insporti

Më poshtë i keni edhe vlerësimin e futbollistëve :

-->