Shaqiri: Nuk do të festoja nëse do të shënoja gol ndaj Kosovës

Futboll 29 Mars 2022 15:19

Për Xherdan Shaqirin, ndeshja kundër Kosovës është shumë e veçantë.

Shaqiri ka lindur në Gjilan, në Kosovë, ndërsa familja e tij iku në Bazel kur ai ishte katër vjeç.

Për “Sporti Total” në KTV, ai ka treguar rëndësinë e duelit me Zvicrën: “Do të jetë shumë emocionues, por shumë miqësor. Mezi pres të luaj kundër Kosovës”.

Gjithsesi, 30-vjeçari tha se do të japë gjithçka për një fitore të Zvicrës, por theksoi se nuk do të festonte nëse do të shënonten gol.

“Sporti është sport: Dhe si në çdo ndeshje, edhe këtë herë do të jap 100 për qind. Nëse kam mundësi, duhet të shënoj një gol”. Dhe çfarë ndodh kur ai shënon një? “Sigurisht që nuk do të festoja një gol sepse kam respekt të madh për Kosovën”.

Ndryshe, ndeshja Zvicër – Kosovë fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “Letzigrund Stadion” në Cyrihu.

/Insporti.com

-->