Shaqiri nuk ftohet për ndeshjen me Southampton
Futboll
01 Shkurt 2020
08:58

Xherdan Shaqiri nuk është ftuar për ndeshjen kundër Southamptonit, që Liverpooli e zhvillon në kuadër të Premier Ligës, shkruan Insporti.com.
Shaqiri i cili këtë sezon është duke u ballafaquar me lëndime të shumta, nuk është ftuar nga trajneri gjerman Jurgen Klopp për këtë ndeshje. Klopp nuk ka ftuar edhe mesfushorin anglez, James Milner.
Milner ka munguar në katër ndeshje, derisa Shaqiri në gjashtë ndeshje.
Southamptoni luan në ‘Anfield’ nesër ndaj Liverpoolit në ndeshjen e fundit para pushimit dimëror.
Ish ylli i Bayern Munich dhe Interit, gjatë afatit kalimtar të janarit, që u mbyll dje, ishte i kërkuar nga AS Roma, por klubi anglez kategorisht ishte kundër largimit të tij. /Insporti.com/