Shaqiri shënon, Liverpooli humb – kjo është nota e kosovarit pas ndeshjes

Futboll 04 Gusht 2019 18:36

Manchester City ka arritur të fitojë (5:4) në penallti ndaj Liverpoolit në ndeshjen e Superkupës së Anglisë, të njohur ndryshe si FA Community Shield, pasi koha e rregullt përfundoi 1:1.

Ndeshja e zhvilluar në Wembley ka dhuruar aksion, emocione dhe gola, ndërsa në fund fitores iu gëzua ekipi i Pep Guardiolas.

Në këtë ndeshje, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk e inkuadroi Xherdan Shaqirin nga minuta e parë.

Mesfushori nga Kosova luajti vetëm nga pjesa e dytë, derisa me t’u inkuadruar në lojë, kishte një rast fenomenal për të shënuar, por pa sukses.

Derisa fituesi u vendos në ekzekutimin e penalltive, Shaqiri e nisi këtë fazë, në mënyrën më të mirë të mundshme. Shaqiri shënoi gol nga pika e bardhë, por në fund, Manchester City ia doli ta fitojë trofeun.

Në notat e lojtarëve të publikuar nga “WhoScored”, 27-vjeçari mori një vlerësim prej 6.6, derisa lojtari më i mirë i ndeshjes ishte sulmuesi Mohamed Salah me notën 8.5.

Kurse, më i dobëti sot ishte braziliani Alisson Becker me notën 5.1.