Shaqiri zbulon këpucët e reja për Botërorin në Rusi (Foto)

Anësori i Stoke City dhe i përfaqësueses së Zvicrës, shqiptari nga Zhegra e Gjilanit, ka zbuluar këpucët e reja që do t’i mbath gjatë Kampionatit Botëror në Rusi.
Shaqa përkundër që përfaqëson skuadrën e Zvicrës, ku ka jetuar dhe është zhvilluar si futbollist, ai gjithmonë është prezantuar edhe si shqiptar nga Kosova.
Këtë Shaqiri e ka bërë, qoftë duke ngritur bashkë me flamurin e Zvicrës, edhe atë të Kosovës, sa ishte pjesë e Bayern Munchen, me të cilët fitoi trofeun e Champions League në vitin 2013, e po ashtu edhe në këpucët e tij të futbollit, ku krahas flamurit të Zvicrës gjithmonë e ka edhe atë të Kosovës.
Xherdani edhe për Kupën e Botës që mbahet në Rusi dhe fillon në qershor, ku do të jetë pjesë me Zvicrën, përsëri ka prezantuar këpucët që do të mbath në këtë kompeticion dhe në të cilat, në njërën ka flamurin Zviceran dhe në tjetrën atë të Kosovës. /Insporti.com