Shaqirit me ofertë nga ky klub aziatik

Futboll 14 Janar 2022 15:52

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri duket se po i kalon ditët e fundit të Lyoni në Francë.Që nga fillimi i vitit ka pasur spekulime për largimin e parakohshëm të Xherdan Shaqirit nga Olympique Lyon.

Klubi francez nuk është i kënaqur me paraqitjet e Shaqirit dhe vet kosovari nuk është i lumtur me situatën në klub duke qenë vazhdimisht pjesë e bankës rezervë.

Ish-ylli i Lyon, Sidney Govou ka bërë të ditur se Shaqiri mund të vazhdojë karrierën në Katar.

Govou ka thënë se Shaqa ka një ofertë të majme nga një skuadër e Katarit dhe se kosovari mund të vazhdojë karrierën në Azi.

-->