Sharapova eliminohet, Nadal kalon në raundin e dytë

Tenis 21 Janar 2020 09:47

Dita e dytë e grand slamit ‘Australian Open’ në konkurrencën e femrave ka vazhduar me befasi. Pas eliminimit të Venus Williams në ditën e parë, sot është eliminuar tenistja ruse e mirënjohur, Maria Sharapova, raporton Insporti.com.

Rusja Sharapova është mposhtur 2-0 në sete (6-3, 6-4) nga tenistja kroate Donna Vekic, duke i thënë lamtumirë turneut që në raundin e parë.

Kjo ishte një paraqitje shumë e dobët e ish numrit një në botë, pasi ka befasuar shumë ekspertë të tenisit.

Ndërsa, në konkurrencën e meshkujve nuk pati ndonjë befasi. Tenisti spanjoll, Rafael Nadal kaloi në raundin e dytë me lehtësi, duke dëshmuar se pse është numri një në botë aktualisht.

Nadal triumfoi 3-0 (6-2, 6-3, 6-0) ndaj Hugo Dellien.

AUSTRALIAN OPEN DAY 2

 

Në raundin e dytë avancojnë edhe Stansislas Wawrinka, Milos Raonic, Dominic Thiem e Fernando Verdasco. /Insporti.com/

-->