Sharapova: Këshilla drejt suksesit!

Tenis 05 Dhjetor 2018 10:56

Në një intervistë të dhënë sot, tenistja ruse Maria Sharapova ka rrëfyer se cila ka qenë këshilla më e mirë që ka marrë në jetën e saj.

Këshilla më e mirë? Ajo që të rrethohem nga njerëz inteligjentë, duke bërë pyetje dhe duke mos i lënë asgjë rastësisë dhe të mendosh se gjërat janë të përfunduara”, tha Sharapova, ish-numri 1 në botë.

Kjo këshillë ka qenë e rëndësishme sidomos në biznesin tim. Kemi një ekip të talentuar, që më ka ndihmuar shumë të kuptoj rolin tim si drejtuese”, u shpreh më tej Sharapova, që ka krijuar markën e saj “Sugarpova”.

Më tej, tenistja ruse i ka dhënë edhe një këshillë më të rinjve.

Gjithçka është e mundur që të arrihet nëse i përkushtohesh me pasion, dëshirë dhe dashuri. Rruga nuk është e njëjtë për të gjithë, ndaj mos ndiq kurrë rrugën që ka bërë tjetri para teje. Krijo rrugën tëndë dhe beso tek ajo”, tha Sharapova.