Sharapova tregon çfarë do të bëhej nëse nuk do të ishte teniste

Tenis 26 Nëntor 2018 18:42

Çfarë do të ishte bërë Maria Sharapova nëse nuk do të ishte një teniste? Bukuroshja ruse i është përgjigjur kësaj pyetje duke thënë: “Do të isha marrë me arkitekturë. Po, jam e sigurt për këtë gjë, do të isha diku në botë duke u marrë me arkitekturë dhe duke vizatuar”, ka thënë Sharapova.

Më tej, tenistja ruse, e pyetur nëse kishte studiuar në shkollë për këtë prirje të re, shtoi: “Realisht nuk kam pasur kohë për ta bërë këtë gjë, por që kur kam qenë një vajzë e re e kam dashur arkitekturën. Më pëlqejnë ndërtesat, të të gjitha tipeve. Më pëlqen aspekti kreativ i shumë gjërave, skicat dhe sidomos të shoh se si një projekt i hedhur në skicë kthehet në një ndërtesë. Kjo gjë gjithnjë më ka tërhequr”.

Sharapova tregon se nuk qëndron shumë para trofeve të saj. “I kam vendosur në dhomën ku kaloj kohën e lirë, aty ku qëndroj edhe ku ha. Më së shumti i shoh kur njerëzit ë vijnë në shtëpinë time duan t’i shohin ato dhe unë ua tregoj. Nuk më pëlqen që të mbaj fotografi të miat në shtëpi, ndaj nuk kam asnjë foto me trofetë e fituara në Grand Slam në mur”, u shpreh tenistja ruse.