Shefat Isufi shënon fitoren e radhës (VIDEO)
Sporte luftarake
26 Dhjetor 2019
19:24

Boksieri shqiptar, Shefat Isufi e ka mposhtur rivalin e tij, sllovakun Nicolas Holcapfel, në meçin që u zhvillua sot në Bern të Zvicrës.
Isufi ka fituar me nokaut në rundin e katërt, duke dëshmuar edhe njëherë se bëhet fjalë për një boksier mjaft cilësor.
Për boksierin nga Tërnoci i Bujanocit kjo ishte fitorja e 29-të në karrierë, ndërsa i ka edhe 4 humbje e 2 barazime, ndërsa sllovaku ka bilanc prej 11 fitore e 1 humbje.
29 vjeçari Isufi në këtë mënyrë e ka vazhduar serinë e rezultateve të mira, ndërsa synimi i tij është të luftojë për tituj të rëndësishëm.
Shefat Isufi vs Nicolas Holcapfel
Shefat Isufi vs Nicolas Holcapfel
Gepostet von Insporti am Donnerstag, 26. Dezember 2019