Shefat Isufi vs Billy Joe Saunders – gjithçka që duhet të dini

Boks 16 Maj 2019 14:53

Shefat Isufi këtë vikend do të ndeshet me Billy Joe Saunders për titullin WBO të botës në peshat super të mesme.

Boksieri shqiptar nga Tërnoci i Luginës, deri tani ka 27 fitore, 3 humbje dhe 2 barazime në karrierë, shkruan Insporti

Në anën tjetër, Saundersi deri tani nuk e ka asnjë humbje (27-0-0) dhe cilësohet si favoriti absolut në këtë meç.

Përkundër se është favoriti, Saunders, 29-vjeçar, nuk është treguar aspak arrogant dhe madje e ka vlerësuar Isufin.

“Isufi është një test shumë i vështirë. Ai është shumë, shumë i fortë dhe duhet të jesh me të vërtetë i gatshëm dhe kalkulues me këtë lloj kundërshtari”, ka thënë Saunders para meçit.

“Ai është një lloj boksieri i cili atë çka e bën, e bën shumë, shumë mirë menjherë pasi të ketë rënë gongu”, ka thënë boksieri britanik, përcjell Insporti

Kurse, Isufi për Insportin ka thënë se do të japë maksimumin nga vetja dhe se do të shkojë për fitore, e jo vetëm për të kaluar meçin.

Meçi fillimisht ishte paraparë të zhvillohej në ‘Wembley Arena’ më 13 prill, por tani do të zhvillohet në stadiumin “Lamex” në Stevenage, Hertfordshire të Anglisë, këtë të shtunë.

Insporti më poshtë iu sjellë gjithçka që duhet të dini rreth duelit Isufi – Saunders, për titullin WBO të botës.

Kur është meçi?

Isufi me të pamposhturin Saunders do të ndeshen të shtunën, më 18 maj.

Në cilën kohë fillon meçi?

Dueli pritet të fillojë rreth orës 22:00 në Britani të Madhe (23:00 në kohën tonë lokale).

Ku do të zhvillohet dueli?

Meçi do të zhvillohet në ‘Lamex Stadium’ në Heartfordshire, vendlindjen e Saundersit.

A ka ende bileta në shitje?

Biletat standarde vazhdojnë të jenë në shitje, derisa ato mund të blihen online dhe kanë çmime që variojnë nga 40 deri në 250 funte.

Ku mund ta shikoni duelin Isufi vs Saunders?

Meçi do të transmetohet live në BT Sports për shikuesit në Britaninë e Madhe dhe në ESPN+ për ata që jetojnë në Amerikë.

Cilat janë kuotat e bastoreve?

Sipas Oddschecker, kuotat janë këto:

Fitore e Billy Joe Saunders – 1/41
Fitore e Shefat Isufit – 18/1
Barazimi – 40/1

Më poshtë, Insporti iu sjellë edhe statistikat e dy boksierëve: