Shefi i Manchester Cityt i penduar për Superligën Evropiane

Futboll 05 Qershor 2021 08:36

Khaldoon Al Mubarak, presidenti i Manchester City, është kthyer të flasë për çështjen e Super League në një intervistë të dhënë për kanalet zyrtare të klubi anglez.

“Ka qenë një gabim, mendoj se duhet të kishim vendosur nga fillimi që të mos merrnim pjesë në këtë projekt. Jam plotësisht i penduar. Nuk ka qenë një vendim i lehtë”, ka shtuar Mubarak.

“Megjithatë, sapo e kemi kuptuar se kemi bërë një gabim kemi dalë menjëherë. Nuk do t’i mbroj arsyet që na kanë shtyrë të bëhemi pjesë e projektit. Në fund, kam vendosur unë dhe marr përgjegjësi të plotë, ka qenë një gabim”.

-->