Shënohen dy gola të shpejtë në derbin Drita – Gjilani

Futboll 16 Shkurt 2019 15:08

Derbi i Anamoravës ndërmjet Dritës dhe Gjilanit është duke u zhvilluar në stadiumin “Selami Osmani” në kuadër të IPKOSuperligës së Kosovës.

Drita ishte duke udhëhequr deri në minutën e 68-të me golin e Aridan Limanit, kur futbollisti i Gjilanit, Fiton Hajdari barazoi rezultatin me një gol të bukur me kokë, për rezultatin 1:1.

Por, festa e Gjilanit zgjati vetëm pak minuta. Pasi skuadra kampione riktheu epërsinë, me golin e sulmuesit nigerian, Kyrian Nwabueze për rezultatin 2:1.

Kujtojmë se Nwabeuze është duke e zhvilluar ndeshjen e parë për Dritën, pas transferimit të tij gjatë afatit kalimtar të janarit. /Insporti.com

-->