Shënohet edhe goli i dytë në takimin Shqipëri – Angli

Futboll 28 Mars 2021 18:40

Është duke u zhvilluar takimi mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Anglisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katari 2022”, transmeton Insporti.

Shqipëria luan takimin e dytë të grupit I, ku përpara ka “Tre Luanët”, të cilët vinë nga një fitore e thellë në lojën e parë ndaj San Marinos.

Anglia ka arritur të kalojë në epërsi me golin e kapitenit Harry Kane në minutën e 38-të për rezultatin 0:1.

Kane shënoi me kokë pas një harkimi të bukur nga mbrojtësi i majtë anglez Luke Shaw.

Anglia ka dyfishuar epërsinë në minutën e 62-të të takimit, me anë të mesfushorit të Chelsea, Mason Mount.

Goli erdhi pas një gabimi në mbrojtje nga Berat Gjimshiti, nga i cili përfitoi Harry Kane, që asistoi për Mount.

/Insporti.com/

-->