Shënohet edhe goli i dytë në takimin Trepça 89 – Drita
Futboll
14 Qershor 2020
18:33

Është shënuar edhe goli i dytë në takimin që po zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta”, në Mitrovicë mes Trepçës 89 dhe Dritës, transmeton Insporti.
Drita ka ngritur epërsinë në 2-0 pas një goli të Kastriot Rexhës nga afërsia.
Goli erdhi pas një momenti të dyshimtë ku lojtarët e Trepçës 89 kërkuan penallti për një prekje të topit me dorë nga Namani.
Ishte ky goli i 10-të këtë sezon për Rexhën.
Kujtojmë që golin e parë të takimit e shënoi Xhevdet Shabani nga një goditje dënimi në minutën e 17-të.
Me një fitore eventuale Drita do ta rimarr kreun e tabelës.