Shënohet goli i dytë në Shkup në takimin Silesk – Drita

Futboll 17 Shtator 2020 20:04

Skuadra kampione e Kosovës, FC Drita është klubi i fundit kosovar në arenën ndërkombëtare, shkruan Insporti.

Ekipi i drejtuar nga Ardian Nuhiu është duke luajtur ndaj Sileksit në kuadër të raundit të dytë në Ligën e Evropës.

Drita ka kaluar në epërsi në minutën e 48-të të takimit. Fidan Gerbeshi ka shënuar nga pika e penalltisë.

Mbrojtësi i Sileksit, Darko Grozdanoskinë është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë pas një dueli me Astrit Fazliun në minutën e 78-të të takimit.

Ardian Limani ka shënuar edhe golin e dytë për Dritën në minutën e 80-të.

Në rast të kalimit të turit, atëherë Drita bëhet skuadra e parë kosovare që ka arritur në raundin e tretë të Ligës së Evropës.



-->