Shënohet goli i parë në ndeshjen Drita – Prishtina

Futboll 20 Mars 2022 14:45

Drita dhe Prishtina po takohen në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 26-të në BKT Superligën e Kosovës, ku pjesa e parë u mbyllur me rezultat të bardhë 0-0.

Me fillim të pjesës së dytë, është zhbllokuar rezultati me golin e Marko Simonovskit.

Takim po zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Drita vazhdon të mbajë gjallë shpresat për titull sado të vogla që janë ato, derisa Prishtina ende nuk e ka siguruar mbijetesën në elitë.

/Insporti.com

-->