Shënohet goli i parë në sfidën Inter – Bayer Leverkusen

Futboll 10 Gusht 2020 21:20

Është zhbllokuar takimi çerekfinale i Ligës së Evropës mes Interit dhe Bayer Leverkuseni, transmeton Insporti.

Golin e parë të ndeshjes e ka shënuar Interi përmes mesfushorit italian Nicolo Barella në minutën e 16-të të takimit.

Goli erdhi pas një aksioni të gjatë të Interit, ku Barella goditi nga jashtë zonës pas një topit të kthyer.

-->