Shënohet goli i parë në takimin Drita – Ferizaj

Futboll 19 Qershor 2020 18:11

Është shënuar goli i parë i takimit në mes të Dritës dhe Ferizajit, transmeton Insporti.

Drita ka kaluar në epërsi në fillim të pjesës së dytë fal një goli nga pika e bardhë nga Kastriot Rexha.

Pas një kundërsulmi të shpejtë nga vendasit, topi u prek me dorë nga Genc Berisha dhe gjyqtari i takimit,  Erdall Zasella akordoi penallti.

Është ky goli i 11-të sezonal për Kastriot Rexhën.

-->