Shënohet super gol në sfidën Barcelona – Chelsea

Futboll 23 Korrik 2019 13:11

Është shënuar goli i parë në ndeshjen ndërmjet Barcelonës e Chelseat në ‘Saitama Stadium’.

Chelsea ka kaluar në epërsi ndaj Barcelonës me golin e Tammy Abraham, raporton Insporti

Barcelona e Chelsea po përballen në turin para-sezonal në Japoni, në kuadër të ‘Rakuten Cup’.

Abraham realizoi gol të bukur për 1:0 në minutën e 34′, pas një gabimi në mbrojten e Barcelonës. /Insporti.com/

-->