Shënohet supergol në sfidën Juventus – Lecce
Futboll
26 Qershor 2020
23:01

Është zhbllokuar takimi Juventus – Lecce fal një goli fantastik nga Paulo Dybala, transmeton Insporti.
Argjentinasi shënoi në cepin e portës nga një distancë rreth 20 metrave pas pasimit të Cristiano Ronaldos.
Juventusi është duke luajtur me një lojtar më shumë në fushë pas përjashtimit të mbrojtësit të Lecces, Fabio Luccionit në minutën e 32-të.