Shënoi autogol më herët, tash Uzuni e përmirëson gabimin me gol

Futboll 16 Shtator 2020 20:41

Vjen goli i tretë në takimin ndërmjet Ferencvaros dhe Dinamo Zagreb, duel ky në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Golin e dytë dhe epërsisë për klubin e  Ferencvaros e ka shënuar sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni në minutën e 65’të të takimit.

Edhe pse Uzuni shënoi autogol në minutën e 23’të, ai nuk u ndal, realizoi për epërsinë e skuadrës së tij.

-->