Shënoi fitore në ndeshjen ‘jetë a vdekje’ – Zidane e ka këtë vlerësim

Futboll 23 Shtator 2019 08:28

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se është i lumtur me fitoren dhe për të kjo ka qenë përformanca më e mirë e ekipit që prej kohës kur është rikthyer në stolin e trajnerit.

Reali dje arriti të mundë Sevillan, klub të cilin nuk e kanë mposhtur si mysafirë që prej vitit 2015.

Benzema shënoi në minutën e 64-të, gol i cili për “Los Blancos” vlen tri pikë.

Tekniku francez tha se kanë luajtur shumë mirë dhe është i lumtur për të gjithë lojtarët.

“Jam i lumtur. Luajtëm mirë 90 minuta në një stadium të vështirë. Dua të uroj të gjithë lojtarët. Kjo ishte performanca më e mirë që prej kohës kur jam rikthyer”, tha Zidane.

“Të gjithë në fushë i ndihmuan njëri-tjetrit. Kishim momente të vështira, mirëpo ia dolëm. Duhet të luash mirë për 90 minuta në një stadium të tillë”, deklaroi ai.

Reali për momentin është në vendin e dytë me 11 pikë, aq sa ka edhe lideri Athletic Bilbao dhe këtë të mërkure do ta presë në shtëpi Osasunan.