Shënoi gol pas shumë kohësh, me këtë notë u vlerësua Milot Rashica

Futboll 10 Prill 2021 17:51

Pas shumë kohësh, saktësisht që nga gushti i vitit 2020, Milot Rashica ka arritur që sot të shënojë për skuadrën e Werder Bremenit, shkruan Insporti.com

Reprezentuesi i Kosovës realizoi sot në humbjen 1-4 të Werder Bremenit nga Leipzigu.

Vushtrriasi shënoi në minutën e 61-të nga pika e bardhë, teksa në këtë ndeshje u inkuadrua si zëvendësues në minutën e 51-të.

Për aq minuta sa luajti, Milot Rashica u vlerësua me notën 6.9.

-->