Shënoi ndaj Dortmundit, vlerësohet me këtë notë Rashica

Futboll 18 Prill 2021 17:39

Borussia Dortmundi e ka shënuar një fitore të madhe ndaj Werder Bremenit.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Bundesliga, Dortmundi ishte nikoqir i Werderit.

Ndeshja që u zhvillua në “Signal Iduna Park” i takoi Dortmundit me rezultat 4:1.

Në këtë ndeshje, golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët e shënoi Milot Rashica.

Futbollisti i Kosovës shënoi gol të bukur në minutën e 14-t të ndeshjes.

Për paraqitjen e sotme, Rashica u vlerësua nga “WhoScored” me notën 7.1.

Ndryshe, golat për Dortmundin i shënuan Haaland (2), Reyna dhe Hummels. /Insporti.com/

-->