A do shënojë Liverpool më së shumti gola në Champions ?

Futboll 14 Shkurt 2018 10:46

Skuadra e Jurgen Klopp, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pas PSG-së ishte ekipi me më së shumti gola të shënuar.

“Të Kuqtë” nuk pritet se do ta fitojnë Ligën e Kampionëve, mirëpo është një skuadër me sulmin i cili shënon shumë gola. Treshja Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino, kanë arritur formën e tyre ideale në momentin e duhur dhe këtë gjë e dëshmuan me fitoren 2-0 ndaj Southampton të dielën në Premier League.

Ekipi nga “Anfield” kishte edhe fat gjatë shortit, pasi përball ka skuadrën me një prej mbrojtjeve më të dobëta që kanë ngelur në garë dhe Liverpool do të mundohen ta ndëshkojnë sa më shumë Porto-n, në mënyrë që gjatë kësaj faze të ngritin numrin e golave të shënuar.

Mbrojtjen e ekipit portugez, e dëmton edhe më shumë mungesa e Ivan Marcano dhe kjo do të jetë problem shtesë për Porto-n.
Në anën tjetër, Liverpool në 27 ndeshje në Premier League, ka shënuar 61 gola, kurse në Ligën e Kampionëve pak skuadra kanë mesatare më të mirë të golave të shënuar se ekipi i Klopp.

Me afërsisht 3-4 gola për ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe me një mbrojtje që çalon tek Porto, atëherë ndeshja e sotme mund të na sjell spektakël golash. /Insporti.com

-->