Shënon futbollisti shqiptar, ndërpritet ndeshja (VIDEO)

Futboll 20 Korrik 2019 19:40

Futbollisti shqiptar Sindrit Guri duket se po kalon një formë mjaft të mirë, në përgatitjet për sezonin e ri me klubin e Ostendes.

Ditën e sotme, klubi belg luajti një miqësore ndaj holandezëve të AZ Alkmar.

Ndeshja u ndërpre në shifrat 0-1, prej reshjeve të shumta të shiut gjatë pjesës së dytë, që e bënë të pamundur zhvillimin normal të takimit, por ajo që ra në sy, ishte goli i vetëm i shënuar.

Ishte pikërisht shkodrani, që në minutën e 44-t të ndeshjes, në zhvillimet e një goditje këndi, e ndoqi aksionin në zonë, dhe e shtyu topin në fundin e rrjetës.

Ky është goli i dytë për Gurin në këto miqësore para fillimit të sezonit, teksa më datën 16 korrik, shënoi sërish golin e vetëm për Ostenden, në barazimin 1-1 ndaj Varegem.

Guri gol on Vidnews.