Shënon si babai i tij, por feston si Ronaldo, djali i Sterling “mahnit” rrjetin

Futboll 17 Janar 2022 16:15

Festimi i Cristiano Ronaldos me “Siuu-n” e famshme pas realizimit të çdo goli është kthyer tashmë në një trend. Të shumtë janë futbollistët të cilët nuk e kanë pasur për problem t’ia “vjedhin” festimin CR7, ndërsa më i fundit që ka realizuar “Siuu-n” është djali i futbollistit të Manchester City-t, Rahem Sterling.

Teksa është në shtëpinë e tij, Thiago shënon ashtu siç bën edhe babai i tij në fushë, megjithatë i vogli nuk imiton të atin kur vjen puna për të festuar golin, por zgjedh t’i përngjasojë Ronaldos. Dhe, në fakt 4-vjeçari ia del ta ekzekutojë në një mënyrë shumë të bukur gjestin e Ronaldos përpara syve të Sterling, i cili është në rolin e kameramanit.

-->