Sherr në kombëtare – përleshen në stërvitje Zhegrova dhe Kololli

Kombëtarja 11 Tetor 2019 19:35

Tri ditë para ndeshjes ndaj Malit të Zi, ka plasur një sherr në kombëtaren e Kosovës në futboll.  Dy futbollistët e kombëtares, Edon Zhegrova dhe Benjamin Kololli, janë kacafytur në stërvitjen e së premtes mbrëma, raporton Insporti.

Përplasjen e mëtejme mes tyre e parandaluan ndihmëstrajneri Muharrem Sahiti dhe menaxheri Bajram Shala, të cilët sipas pamjeve të siguruara nga Insporti, intervenuan për ta qetësuar situatën.

Pas qetësimit të gjendjes, stërvitja ka vazhduar normalisht.

Zhegrova dhe Kololli janë dy futbollistë të rëndësishëm për trajnerin Bernard Challandes, pasi të dy janë futbollistë të formacionit bazë të kombëtares. /Insporti.com

 

 

-->