Sherri me të dashurën shqiptare, gjykata jep vendimin për futbollistin Solomon

Futboll 02 Mars 2021 13:36

Ish-sulmuesi i Partizanit, Theophilus Solomon, u  arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit shqiptar, nën akuzën “Dhunë në familje”.

25-vjeçari pati një debat të ashpër me partneren e tij në mes të lagjes ku banonin dhe është arrestuar.

Sulmuesi nigerian depozitoi ankimimin e tij në Gjykatën e Apelit, teksa “Panorama Sport” ka zbuluar se Gjykata e Apelit, lidhur me vlerësimet e ligjshme të arrestit në flagrancë, ka vendosur masën e sigurimit personal “Grancia Pasurore e parashikuar nga neni 236 K.Pr.Penale në shumën 300 mijë lekë, e cila duhet të paguhet brenda 5 ditëve.

Deri në shlyerjen e kësaj shume, Solomon, është i detyruar të qëndrojë në masën e sigurimit “arrest me burg”.

Ish-sulmuesi i Partizanit mund të dalë nga burgu në momentin e depozitimit të garancisë pasurore.

-->