Shëtitje e lirë në “Xhemajl Ibishi”

Futboll 10 Korrik 2020 18:17

Fundi i sezonit të Superligës është duke bërë dramatik, jo për shkak të luftës së vërtetë në fushë por për shkak të disa ndodhive në veçanti tri xhirot e fundit.

Arbnor Luta

Xhiroja e 29-të ka prodhuar disa situata tejet të dyshimta në dy ndeshje, në ndeshjen Gjilani – Prishtina, e cila përfundoi me incident dhe ndeshja ndërmjet Flamurtarit dhe Dukagjinit. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Xhemajl Ibish” në minutat e fundit të ndeshjes u shndërrua në shëtitje të lirë për futbollistët e dy skuadrave.

Flamurtarit i duhej fitorja për të mbajtur gjallë shpresat për sigurimin e mbijetesës në Superligë edhe për sezonin e ardhshëm, ndaj një skuadre të pa motivuar pasi tash e disa javë Dukagjini ka humbur statusin e ekipës së Superligës.

Skuadra nga kryeqyteti nisi ndeshjen për mrekulli duke shënuar gol në minutën e gjashtë nëpërmjet Bashkim Shalës. Mbrojtja e Flamurtarit u befasua në minutën e 26-të kur sulmuesi i mysafirëve Abu Kamara barazoi rezultatin.

Futbollistët vendës në minutat e fundit të pjesës së parë në vend që të kërkonin golin e dytë dhe të bënin më shumë presion ndaj klinasve, e bënë të kundërtën duke ecur në fushë. Ndërsa, mysafirët qarkullonin topin në pjesë fushën e tyre ani pse kundërshtarët u shndërrua në “kona” që përdoren gjatë stërvitjeve.

Me rezultatin 1:1 përfundoi pjesa e parë.

Klubi nga kryeqyteti nisi pjesën e dytë më furishëm pasi për dhjetë minuta shënoi tre gola. Adem Maliqi shënoi për 2:1 në minutën e 52-të, Altin Lloga për 3:1 në minutën e 54-të ndërsa golin e fundit dhe të fitores e shënoi Bashkim Shala në minutën e 60-të.

Kur të gjithë menduan se kjo ndeshje do të përfundonte me këtë rezultat, “Hithat” rindezën motorët duke shënuar dy gola të shpejtë. Në minutën e 78-të mesfushori Jeton Dushi shënoi gol nga distanca i pa penguar nga mbrojtësit vendës. Katër minuta më vonë, Abu Kamara realizoi golin e dytë të tij personal dhe të tretin për Dukagjinin, duke ia rrezikuar seriozisht fitoren Flamurtarit.

Flamurtari 4-3 Dukagjini Shikojeni, vleresojeni dhe ju lus shperndajeni. Mua me erdhi keq qe isha ne komentim te kesaj ndeshje!

Gepostet von Arlind Sadiku am Donnerstag, 9. Juli 2020

Pamje: “SuperSport Kosova” / Arlind Sadiku

Dukagjini kishte ndeshjen në kontroll por pasi shënoi golin e tretë, aksionet e tyre u zhvilluan përsëri në pjesën fushën e tyre, përkundër që nuk ishin në presion nga Flamurtari.

Vlen të theksohet se Flamurtari në minutën e 85-të humbi shansin për të mbyllur ndeshjen me rezultat 5:3, por Shend Kelmendi dështoi nga penalltia.

“Hithat” kishin 12 minuta në dispozicion për të shënuar edhe golin e katërt, por gjatë këtyre minutave aksionet u zhvilluan me ritëm të ulët, duke mos rrezikuar fitoren e vendësve.

Gjatë ndeshjes komentatori i “SuperSport Kosova”, Arlind Sadiku u shpreh i habitur me reagimin e dy skuadrave gjatë minutave të fundit të ndeshjes.

Ndërsa, pas ndeshjes, ai ka reaguar në rrjetin e tij social “Facebook”.

“Pse jam ndjere keq sot ne komentim?!Sepse me vjen keq prej gjeneratave te reja, 16-17 vjeçare qe luajne ne ndeshje te tilla dhe fillojne edukimin ne futbollin profesionist ne kete menyre. Shume keq me vjen per ta! Paramendoni, kur ushqehesh ne nje moshe kac te re me kete sistem, çka ndodhe me ata futbolliste pas disa vitesh”.

Në këtë ndeshje gjyqtarë ishin Dardan Qaka, Gëzim Mehmeti, Hekuran Osmani, Arben Halilaj.

Flamurtari me këtë fitore bën një hap të madh drejt sigurimit të mbijetesës duke u renditet në pozitën e gjashtë me 40 pikë, ndërsa Dukagjini në vendin e fundit me 10 pikë. /Insporti.com/

-->