Shevchenko: Ky është trajneri i duhur për Milanin

Futboll 06 Janar 2019 14:21

Andryi Shevchenko është në përkrahje ish shokut të skuadrës, Gennaro Gattuso.

Gattuso aktualisht është në pozitën e trajnerit te Milani, ku nuk po arrin që të gjejë rezultatet më të mira, e si pasojë po flitet për një shkarkim të mundshëm të tij.

Megjithatë, Shevchenko ka shprehur besimin e tij se Gattuso është njeriu i duhur për “rosonerët”.

“Skuadra duhet të kthehet në Ligën e Kampionëve sepse aty e ka vendin” ka thënë ai për Gazzeta dello Sport.

“Gattuso është absolutisht personi i duhur për punën tek Milan” ka insistuar Sheva.

“Është e rëndësishme ta përkrahim atë sepse ai po i jep skuadrës një identitet që i përket. Ai është i duhuri për Milanin. Jam i lumtur që skuadra po vazhdon t’i besojë” ka thënë ndër të tjerash ukrainasi.

Kujtojmë se Andryi Shevchenko aktualisht është selektor i Kombëtares së Ukrainës. Ai me Milanin kishte shënuar 175 gola në 322 paraqitje, duke e fituar titullin e Serie A dhe Ligën e Kampionëve.