Shfaqet për herë të parë Abramovich që pas sanksioneve – fotografohet në aeroport

Futboll 14 Mars 2022 21:46

Roman Abramovich theu “maskimin” e tij në një aeroport të Tel Avivit sot, disa momente para se të nisej për në Turqi.

Rusi i sanksionuar u pa duke u dukur i çrregullt në aeroportin Ben Gurion të Izraelit pak para se avioni i tij të nisej për në Stamboll.

Fotot tregojnë pronarin e Chelsea  të ulur në sallën VIP të aeroportit me një maskë për fytyrën të shtrirë mbi mjekër.

Ai mund të shihet duke shikuar në telefonin e tij ndërsa hedh një vështrim lart.

Mësohet se miliarderi u nis me makinë nga rezidenca e tij prej 65 milionë paund drejt aeroportit më herët gjatë ditës.

Dhe avioni i tij luksoz Gulfstream G650ER, i regjistruar LX-Ray, u ul në Turqi pak pas orës 15:00 këtë pasdite.

Abramovich, i cili gjithashtu ka nënshtetësi izraelite dhe portugeze, ishte në mesin e shtatë miliarderëve rusë të shtuar në listën e sanksioneve britanike të enjten, si pjesë e përpjekjeve për të izoluar presidentin Vladimir Putin mbi pushtimin rus të Ukrainës.

Këtë mëngjes, Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, tha se autoritetet financiare, bankare dhe aviacioni të vendit po shqyrtonin çështjen e oligarkëve rusë në vend.

Në një deklaratë të bërë gjatë një vizite në Sllovaki, e cila kufizohet me Ukrainën, ai tha: “Izraeli nuk do të jetë një rrugë për të anashkaluar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore”.

Abramovich, i cili ka mohuar të ketë lidhje të ngushta me Putinin, fitoi nënshtetësinë izraelite në vitin 2018, duke e vendosur shpejt atë në treshen e njerëzve më të pasur në Izrael.

Dy super jahtet e oligarkut, “My Solaris” dhe “Eclipse”, mund të jenë gjithashtu në rrugën e tyre për në Izrael.

Sipas “MarineTraffic”, “My Solaris” aktualisht është ankoruar në një port në Mal të Zi, duke u nisur nga Barcelona javën e kaluar, ndërsa “Eclipse” aktualisht është duke lundruar në brigjet e Spanjës në Mesdhe.

Kjo vjen pasi Mbretëria e Bashkuar kapi një avion privat të lidhur me oligarkun rus në aeroportin Farnborough, sipas “CNBC”.

Ai gjithashtu kishte 3.2 miliardë paund të aseteve në Mbretërinë e Bashkuar të ngrira nga qeveria britanike për lidhjet e tij të ngushta të dyshuara me Vladimir Putin, duke e ndaluar atë të shiste pjesën e tij të Klubit të Futbollit Chelsea.

Sipas “Forbes”, Abramovich ka një vlerë prej 10.4 miliardë paund dhe zotëron një rezidencë prej 150 milionë paund në Kensington, një apartament nën çati dhe jahte në Londrën perëndimore prej 33 milionë paund, avionë privatë, helikopterë dhe supermakina me vlerë më shumë se 1.2 miliardë paund.

-->