‘Shfaqja mbaroi’ – legjenda e UFC-së në mënyrë prekëse i thotë lamtumirë sportit

Sporte luftarake 04 Qershor 2019 11:21

Nuk kishte moment më të dhimbshëm për luftëtarin e UFC-së, Alexander Gustafsson, për t’u tërhequr nga ky sport.

Suedezi i ka dhënë fund karrierës së tij pas humbjes në shtëpi ndaj Anthony Smith.

Në eventin e zhvilluar në Suedi, luftëtar u dorëzua në rundin e katërt përpara fanasave të tij. Ai doli mjaft i dëshpëruar pas humbjes dhe vendosi në moment të linte në kafaz dorezat e tij të ndeshjes, shenjë e largimit nga sporti.

Gustafsson është vetëm 32-vjeçar dhe e mbyll karrierën me një rekord prej 18 fitoresh dhe 6 humbjesh.

Humbja kundër Smithit ishte e dyta me radhë, pasi më herët kishte humbur mundësinë për të fituar titullin kundër Jon Jones.

Gjiganti suedez la kafazin thuajse mes lotëve dhe dukshëm shumë i zhgënjyer.

“Jam shumë i zhgënjyer për atë që ndodhi. Ndodhi sërish, pasi humba në shtëpinë time. Kështu e ka ky sport, duhet ta pranojmë. Smith është shumë i fortë. Shfaqja mbaroi për mua”, tha ai dhe u largua nga oktagoni.