Shi, vetëtima e përmbytje në Austin, në dyshim provat zyrtare

Moto GP 13 Prill 2019 19:54

Organizatorët e garës së Çmimit të Madh të Amerikës në Moto GP kanë anuluar të gjithë provat e lira që do të zhvilloheshin pasditen e sotme në pistën e Austinit. Shkak është bërë moti i keq, me shi e vetëtima, që ka bërë të pamundur zhvillimin e testeve. Në disa zona të pistës ka pasur edhe përmbytje, ndaj janë anuluar të gjithë testet.

Në rrezik janë edhe provat zyrtare, që zhvillohen më vonë (në orët e mbrëmjes me orën shqiptare). Ato rrezikojnë që të shtyhen, kur kushtet e motit të përmirësohen apo kur pista të thahet. Për momentin në fuqi janë ende oraret e vjetra (ora 22:30, provat zyrtare në Moto GP), por ka gjasa që gjithçka të ndryshojë me kalimin e minutave. Gjithçka në varësi të motit.