Shijoni brenda 60 sekondave të gjitha  golat e Messit në La Liga në këtë sezon (VIDEO)

Futboll 23 Maj 2019 23:02

Lionel Messi ka pasur një tjetër sezon të shkëlqyer te Barcelona.

Ai i udhëhoqi katalunasit drejt titullit në La Liga dhe do të ketë një shans për të fituar Kupën e Mbretit.

Në të gjitha garat, Messi ka shënuar 50 gola. Ai në La Liga ka shënuar 36 gola, ku përfundoi si golashënues i parë, por dha edhe 13 asistime.

Argjentinasi krijoi më shumë shanse, gjithsej 92, dhe kishte 87 gjuajtje në portë.

Messi shënoi aq shumë gola saqë është e vështirë të mbahet mend se si ishte secili.

Për fat të mirë, pas përfundimit të sezonit, La Liga ka bërë një video ku përfshin çdo gol të tij këtij sezoni.

Gëzoni magjinë e Messit më poshtë për vetëm 60 sekonda./Insporti