Shijoni një nga “perlat” e arkitekturës së Katar 2022
Futboll
23 Nëntor 2021
18:11

Botërori Katar 2022 po merr gjithnjë e më shumë formë teksa sëfundmi është prezantuar impianti më ri që quhet Stadium 974 dhe ndodhet në portin e Dohas.
Një impiant me një kapacitet prej 40 mijë vendesh dhe që do të presë 7 ndeshje të Kupës së Botës së vitit të ardhshëm.
Inagurimi i tij do të bëhet në 30 nëntor në ndeshjen e vlefshme për Kupën Arabike mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Sirisë. Ky impiant fillimisht është ndërtuar për të shërbyer si një kontenier i postave ndërkombëtare për shitjet online.