Shiko: Atmosferë e ‘zjarrtë’ nga ‘Dardanët’ në ndeshjen Kosovë-Rumani

Basketboll 24 Shkurt 2019 21:52

Kosova është aktualisht duke u ndeshur me Rumaninë, në takimin e vlefshëm për Grupin B, të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.

Kosovarët kërkojnë fitoren e parë në grup, pas tre humbjeve rresht, shkruan Insporti.

Në ndeshjen e sontme, falë avantazhit të nikoqirit, Kosova e ka përkrahjen e fansave “Dardanë”, të cilët nuk kanë zhgënjyer me mbështetjen e tyre.

Insporti ka siguruar pamje nga momentet e “zjarrta” të “Dardanëve”, të cilët ishin jashtëzakonisht të zhurmshëm përgjatë tërë ndeshjes.

Pamjet e mëposhtme janë nga pjesa e dytë. /Insporti.com/

-->