Shiko: Bale e frustron Modricin në stërvitje me këtë veprim

Futboll 23 Shkurt 2019 16:19

Luka Modric dhe Gareth Bale e njohin njëri-tjetrin shumë mirë, pasi kanë luajtur së bashku te Tottenhami dhe tani te Real Madridi.

Dy yjet e “Los Blancos” besohet se e kalojnë shumë mirë brenda dhe jashtë fushës, transmeton Insporti.

Mirëpo, dyshja pati një problem të vogël në stërvitje, para ndeshjes kundër Levantes të dielën.

Gareth Bale and Luka Modric had a disagreement in training

Derisa Modrici ishte në mes kur po luhej me pasime, mesfushori kroat u frustrua me Balen për një arsye të panjohur.

Dyshja pastaj mund të shihet duke pasur një mospajtim.

Më vonë, Bale e godet me top Modricin, duke nxitur 31-vjeçarin që ta godasë topin i nervozuar.

Uellsiani e shikoi anën qesharake të veprimit të Modricit dhe reagon duke buzqeshur.

Shikoni videon e mëposhtme. /Insporti.com/

-->