Shiko: Momenti kur dy boksierët e famshëm, shkëmbejnë sulme verbale në çati të ndërtesës

Boks 08 Shkurt 2019 14:08

James DeGale dhe Chris Eubank Jr u ngjitën në kulmin e “London 02 Arena” të martën, para meçit të shumëpërfolur, më 23 shkurt.

Dyshja u takua 52 metra mbi nivelin e tokës, në çatinë e ndërtesës së famshme, transmeton Insporti.

33-vjeçari, DeGale, ishte boksieri i parë britanik që fitoi medalje të artë Olimpike, dhe të kampionit të botës si profesionist.

“Chunky” e fitoi titullin e më të mirit me vendim unanim, në vitin 2015, dhe e mbrojti dy herë me sukses, para se të ndahej baraz me Badou Jack, më 2017.

Premier Boxing Champions, ITV Sport & Poxon Sports Boxing press conference

Në anën tjetër, 29-vjeçari Eubank Jr, është biri i ish-kampionit në dy kategori, Chris Eubankut.

“Next Gen” është shumë i motivuar për të sfiduar për më shumë tituj, pasi humbi me vendim unanim ndaj George Groves, për titullin “WBA”, në kategorinë e mesme, vitin e kaluar.

Sidoqoftë, ish-kampioni, DeGale, është i bindur se ai do të mposht birin e legjendës, dhe shpalosi qëndrimet e tij për kualitetet e kundërshtarit në ring, kur dyshja u takua në çatinë e “02 Arena,”

“Ai nuk e ka idenë çfarë do t’i ndodh, ai nuk e ka idenë,” u shpreh DeGale.

“Të kam parë duke u stërvitur, partneri juaj stërvitor të rrahë.”

33-vjeçari po i referohej partnerit të Eubank në stërvitje, Dennis Douglin, të cilin DeGale e përshkroi si “askushi” dhe “boksier mbeturinë”.

Shikoni videon e plotë më poshtë. /Insporti.com/