Shiko: Pedro ia ‘shkatërroi’ nervat kundërshtarit me këtë veprim

Futboll 28 Shkurt 2019 18:55

Krejt çka u fol para ndeshjes mes Chelseat dhe Tottenhamit, ishte nëse Kepa Arrizabalaga do të startonte ose do të lihej në bankën rezervë,

Portieri spanjoll refuzoi të zëvendësohej të dielën, në finalen e Carabao Cup, kundër Manchester Cityt, të cilën “Të Kaltërit” e humbën në penallti, transmeton Insporti.

Një orë para ndeshjes Chelsea-Tottenham, u kuptua se Willy Caballero do të startonte në portë.

Sidoqoftë, gjatë 90 minutave lojë në “Stamford Bridge”, Caballero pati shumë pak punë.

Pedro vs Spurs

Kjo për arsyen se Spurs dështoi të bënte qoftë edhe një goditje në cak, derisa Chelsea siguroi një fitore 2-0.

Në kohën shtesë të ndeshjes, pati një moment tensionues, me protagonist Pedron dhe Danny Rosen.

Sulmuesi i Chelseat po mundohej të lirohej për të marrë një pasim nga rivënia anësore, derisa Rose u mundua ta markonte.

Mirëpo, Rose ishte i frustruar me mënyrën se si Pedro po mundohej t’i dilte përpara.

Ndërkohë, spanjolli ishte i ngazëllyer me reagimet e kundërshtarit. Shikoni videon e mëposhtme. /Insporti/

-->